Flash News

KRYESORE

Shkëputet energjia elektrike pranë Parlamentit, OSHEE shpjegon situatën

Shkëputet energjia elektrike pranë Parlamentit, OSHEE shpjegon

Operatori i Shpërndarjes së Energjike Elektrike ka sqaruar banorët e Tiranës, në zonën e ish-ATSH-së, pranë Kuvendit, 9-katëshëve, të cilat ndodhen momentalisht pa energji elektrike.

OSHEE njofton se dëmtimi i rrjetit elektrik është bërë shkak i dëmtimit të fiderit 20kV nga një subjekt privat, dhe si pasojë ka lënë pa energji elektrike zonën.

“Pershendetje, Subjekti privat ‘TDT’, duke punuar për gërmimin e një grope ka dëmtuar fiderin 20kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës, në zonën ish-ATSH, pranë Kuvendit, 9-katëshet, etj. OSHEE po merr masa për riparimin e dëmit dhe kthimin e energjise elektrike”, shkruhet në njoftimin e OSHEE.

Të fundit