Shkëputet një tjetër shkëmb nga mali në Torovicë, më herët vdiqën tre persona

Shiu i rrëmbyeshëm ka  shkaktuar rënien e një tjetër shkëmbi në Torovicë të Lezhës. Fatmirësisht shkëmbi ka ndaluar në rrugë në një kohë kur nuk kalonin mjete.

Shkëmbi ka rënë në kilometrin e 4-t të rrugës Balldre – Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë, raporton ABC News. Bëhet me dije se deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur, por për pak ngjarja mund të kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve.