Flash News

KRYESORE

Shkëputje nga “të fortët”? Kërkesa e Edi Ramës për drejtuesit politikë të PS

Shkëputje nga “të fortët”? Kërkesa e Edi

Abc News ka publikuar një mesazh, që thotë se kryeministri Rama ua ka dërguar drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, të cilët i fton të sjellin propozimet e tyre për nënkryetarët dhe administratorët e bashkive. Kreu i qeverisë shkruan se personat e propozuar duhet të jetë njerëz të mirëpritur nga komuniteti dhe jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh dhe feudalesh partiake.

Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose! Profili i administratoreve duhet të jetë profik shërbetori i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem”, shkruan Rama.

Me këtë rast, ai kërkon edhe një raport për drejtorët aktual të bashkive që janë drejtuar nga të djathtët, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki.

Po ashtu një raport për drejtorët aktuale në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventuale, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, asnje levizje deri atëhere! Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa me mire!”, është pjesa e parë e mesazhit të Ramës.

Të fundit