Shkodër, breshëri plumbash në drejtim të kushëririt të deputetit socialist

foto ilustruese

Breshëri plumbash në drejtim të kushëririt të deputetit Luan Harusha, Fatjon Harusha. Mësohet se, kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër ka qenë shënjestër e një atentati nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Vukatanë, ndërsa autorë ende të paidentifikuar kanë shtënë në drejtim të 30-vjeçarit Harusha. Ndërkaq, policia ka shoqëruar disa persona dhe vijon krehjen e zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.