Flash News

KRYESORE

Shkodër, debaton me të dashurën, i riu hidhet nga kati i 4-t

Shkodër, debaton me të dashurën, i riu hidhet nga kati i 4-t

Debaton me të dashurën, 22-vjeçari tenton të hidhet nga kati i 4-ërt i pallatit në Shkodër. Një 22-vjeçar nga Klosi i Burrelit ka tentuar të vetëvritet, duke kërcënuar të hidhet mesditën e sotme nga kati i katërt i një pallati në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë “Bexhistenit” në Shkodër.

I riu mësohet se është identifikuar si Xhevahir Balaj ka ardhur në Shkodër për të dashurën, e cila është pjesë e komunitetit rom.

Pas debateve me të ka vendosur t’i japë fund jetës. Policia dhe autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan në kohë personin.  Sakaq banorët e zonës thonë se janë tmerruar nga skena.

Të fundit