Flash News

KRYESORE

Shkodër/Familja bëri apel për dërgimin e tij në Turqi, humb jetën nga COVID mësuesi 39-vjeçar

Shkodër/Familja bëri apel për dërgimin e tij në Turqi,

Një 39-vjeçar me profesion mësues ka humbur betejën më COVID-19 ditën e sotme, teksa ndodhej prej disa ditës i intubuar në spitalin Covid-2 në Tiranë.

Mësohet se 39-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve të mitur dhe një ditë më parë familjarët bënë apel për ndihmë për dërgimin e tij në spitalet e Turqisë.

Dyshohet se ai është infektuar në spitalin e Shkodrës pasi ka shkuar të vizitojë një prej vajzave të tij.

Mësuesi i matematikës Gazjon Rusi, jepte mësim në shkollën “Haxhi Sheh Shamia” dhe raportohet se nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Të fundit