Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Gafa e Ditmir Bushatit, Voltana Ademit i thërret Valbona

Shkodër/ Gafa e Ditmir Bushatit, Voltana Ademit i thërret Valbona

Ministri i Jashtëm  Ditmir Bushati njëherësh, i deleguar dhe kryesues i listës së kandidatëve të PS-së në Shkodër në takimin me banorët e lagjes Guerile e Kiras në Shkodër, ka folur për sportin.

Duke akuzuar për gjendjen e sotme të skuadrës së futbollit ‘Vllaznia’ drejtuesit e PD-së në qytetin verior, Bushati pa dashje ka ngatërruar edhe emrin e kryetares së bashkisë, Voltana Ademi.

Në vend që të thoshte Voltana ai tha Valbona.  Megjithatë, e korigjoi po vetë gabimin dhe vijoi me spikatjen e traditave shkodrane në sporte të ndryshme, duke përmendur edhe emrat që bënë histori në qytet.

Të fundit