Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Inspektorët e ISSH përfunduan në pranga, pezullohet puna prej një muaji

Shkodër/ Inspektorët e ISSH përfunduan në pranga, pezullohet

Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor mbetet pa asnjë titullar.

Një muaj më parë dy inspektorë të Inspektoratit të Shëndetësisë në Shkodër përfunduan në prangat e policisë, pasi në këmbim të parave, ata pajisnin bizneset e ndryshme me certifikatë false të pastërtisë së ambientit. Ndërkaq drejtori u shpall në kërkim.

Vendimi për arrestimin e tyre u dha pas kërkesës së prokurorisë së Shkodrës.

Mësohet së në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezultoi se inspektorët merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me certifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të falsifikuara. uniformat blu të Shkodrës në sajtë të operacionit të koduar “Higjena”, vunë në pranga dy inspektorët si dhe shpallën në kërkim kryeinspektorin Denis Malevi për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa një muaj më pas njëri nga inspektorët është në burg pa afat, inspektoria tjetër është në arrest shtëpie, e po ashtu kryeinspektori Denis Malevi vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Pavarësisht kësaj inspektorati vijon të jetë pa asnjë titullar, ndërsa edhe puna është pothuajse e pezulluar. Asnjë nga institucionet nuk shqetësohet për këtë që të ndërmarrë masa të mëtejshme, e po ashtu monitorimet në terren për cilësinë higjeno-sanitare, edhe pse gjendemi në mes të sezonit turistik vijojnë të jenë në mëshire të fatit. /Tv Rozafa

Të fundit