Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Katër persona tentojnë të grabisin një fotograf pasi i ngritën kurth

Shkodër/ Katër persona tentojnë të grabisin një

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ku disa persona të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një tjetër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë së qytetit, ku pre e këtij sulmi ra një 18 vjeçar, me profesion fotograf.

Autorët i kishin shkruar të riut në Instagram, ku i kërkonin që të bënte disa foto.

Pas bisedës ata kanë lënë një takim, mirëpo pasi janë spostuar në një rrugicë katër “klientët” e kanë sulmuar dhe kanë tentuar t’i marrin aparatin fotografik.

Po ashtu edhe sende të tjera.

Mirëpo për fat të mirë fotografi i ri arriti t’u shpëtonte agresorëve, për të cilët policia tanimë ka nisur hetimet.

Të fundit