Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Në pranga dy persona, trafikonin emigrantë drejt vendeve të BE-së

Shkodër/ Në pranga dy persona, trafikonin emigrantë drejt vendeve

Policia e Shkodrës ka njoftuar arrestimin e dy shtetasve dhe procedimin penal të dy të tjerëve për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Uniformat blu të të Shkodrës thonë se arrestimet dhe procedimet janë bërë, pasi të arrestuarit kanë transportuar shtetas marokenë drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit janë; Rr., 35 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojtë” Shkodër, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”; dhe K., 32 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në afersi të PKK Hani Hotit, shtetasi P. Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së.

Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T. K., i cili punon tek tregu.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në tregun ku punonte shtetasi T.K. dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Të fundit