Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë

Shkodër/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar

Numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës ka arritur në 50 persona. Disa prej tyre u kthyen ën spital sepse patën sërish probleme shëndetësore. Prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre janë helmuar për shkak të ushqimit që konsumuan gjatë pushimit të madh në një Fast-Food që ndodhet përpara shkollës.

Kurse Drejtoria i Shëndetit Publik ka dyshime se mund të ketë ndodhur edhe nga uji. Por një prind tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme me ujin në zonën e Postribës, dhe sa herë që janë bërë analizat, ka rezultuar i pastër.

Ditën e djeshme në urgjencën e Spitalit Rajonal mbërritën 26 nxënës nga shkolla e mesme e Bashkuar në Postribë, me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Tani numri ka shkuar në 50, ku 6 prej tyre janë shtruar në spital për shkak se gjendja e tyre nuk ka pasur përmirësime.

Të fundit