Flash News

KRYESORE

Shkodër/ U jepte 10.000 lekë qytetarëve për çdo votë në emër të Tom Doshit

Shkodër/ U jepte 10.000 lekë qytetarëve për çdo

Policia ka shpallur në kërkim një person pasi ofronte shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra për çdo votë. Hetimi është bërë në Shkodër dhe policia ka shpallur në kërkim një 42­vjeçar me inicialet P. P.

Pjetër Prendi 42 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se u  ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për kandidatin për deputet Tom doshi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit EkonomikoFinanciarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal

Të fundit