Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Vriten babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit

Dy personat të ekzekutuar sot në qytetin e Shkodrës janë identifikuar si Astrit dhe Ibrahim Bilali. Viktimat janë vëllezër, ndërkohë që Astriti është babai i Asmer Bilalit, ish-boksieri i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shkodër.

Pas ekzekutimit në lagjen Kiras, pranë shtëpsië së viktimave, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet që është gjetur i djegur pak kilometra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Asmer Bilali dyshohet se ka qenë shënjestra e vërtetë në ngjarjen e 1 shtatorit 2018-të, në Shkodër, ku u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku. Ai u arrestua më 6 shtator në kudër të një operacioni të Policisë së Shtetit, ku në pranga u vendosën edhe disa anëtarë të grupit ‘Bajri’. Në 2017-ën, Bilali u arrestua për plagosjen me armë zjarri të një 20 vjeçari.

Dy viktimat, Astrit dhe Ibrahim Bilali, rezultojnë të jenë arrestuar në korrik të 2016-ës për shkak se në banesat e tyre u gjetën municione armësh.

*Pamje nga vendi i ngjarjes

Të fundit