Flash News

KRYESORE

Shkodër, zjarri përfshin shkurret në Bushat, asfiksohet zjarrfikësi në malin e Taraboshit

Shkodër, zjarri përfshin shkurret në Bushat,  asfiksohet

Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Zefjanës, në Bushat të Shkodrës. Flakët dogjën pjesërisht edhe një banesë, por nuk pati njerëz të lënduar. Në fillim u dëgjuan edhe disa shpërthime të vogla që dyshohet të kenë qënë fishekë të mbetur prej vitesh nëpër shkurre.  Forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë arritën të shmangin përparimin e flakëve drejt disa banesave. Inspektori i Pyjores në zonën e përfshirë nga zjarri tha se, angazhimi për shuarjen e tij është maksimal.  Mësohet se për të mundësuar shuarjen e flakëve u kërkua ndërhyrje nga ajri pasi era po favorizon përhapjen e tyre. Nderkohe efektivi i zjarrfikësve të Shkodrës Gjergj Rrahi, ka rrezikuar jetën e tij në betejën me zjarrin në malin e Taraboshit. Ai është asfiksuar ku është rrëzuar duke mos arritur të qëndrojë në këmbë.

Efektivi ka rrëshqitur dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarri në malin e Taraboshit vijon që të jetë problem ndërsa i është afruar antenave të televizioneve. E vetmja ndërhyrje është vetëm nga toka sepse helikopteri ndodhet në shërbim servisi.

 

 

Të fundit