Flash News

KRYESORE

Shkodra, dy ditë pa ujë, Voltana Ademi: Mos u çudisni…

Shkodra, dy ditë pa ujë, Voltana Ademi: Mos u çudisni…

Qytetarët shkodranë ankohen se Shkdora ka dy ditë pa ujë, por kryebashkiakja e qytetit prezanton punët e saj nën rrjetin facebook, me shënimin: “Mos u çudisni…”. Uji i pijshëm mungon tërësisht në disa lagje dhe në disa të tjera vjen rrallë. Në zona të tëra të qytetit mungon uji i pijshëm ndërkohe që nuk është bërë asnjë lloj njoftimi. Edhe pse është piku i verës si edhe sezonit turistik Shkodra është pa ujë. Por, me sa duket, kjo situateë nuk është e re për qytetin dhe furnizimi me ujë ka probleme me kushtet klimatike, rrjetin e amortizuar, rrugët e prishura, për të cilën Voltana Ademi i ka prioritet të punës së saj dhe në rrjetin facebook ajo  preznaton pikërisht rrugën e re të Draçinit: “Një komunitet në një nga lagjet më të vjetra të qytetit, Draçini, nuk kishte rrugë që kur ishte krijuar si lagje.....

Me fondet e Bashkisë Shkodër, rreth 230 milion lekë, për herë të parë këta banorë bëhen me rrugë.

...edhe një premtim u krye....

Do të vazhdojmë, me radhë, në çdo cep të territorit të Bashkisë!”

Na jepni kohë dhe besim!”.

E rëndësishme është që në Shkodër po punohet dhe prioritet do të jetë edhe furnizimi me ujë i qytetarëve dhe me siguri do merren masa nga Bashkia.  

Të fundit