Flash News

KRYESORE

Shkodra merr masa për koronavirusin, dezinfekton ambientet e hapura publike

Shkodra merr masa për koronavirusin, dezinfekton ambientet e hapura publike

Në qytetin e Shkodrës ka nisur dezinfektimi i ambjenteve publike të hapura si masë parandaluese për koronavirusin.

Përmes një njoftimi për mediat Bashkia e Shkodrës njofton se ka nisur dezinfektimi i institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve e qendrave publike deri tek rrugët e sheshet me densitet të lartë të lëvizjes së qytetarëve.

Bashkia e Shkodrës njofton se ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët.

Po ashtu fton qytetarët e bisneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjenës personale, të dezinfektojnë ambjentet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

Të fundit