Shkodra mes 120 qyteteve të botës për të dhënë mesazhin e paqes dhe të harmonisë

Shkodra ka qenë qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën për nismën federatës së paqes universale, Udha e Paqes.

Gjithçka nisi me pedalimin me biçikletë të të rinjve dhe u pasua me një koncert festiv në sheshin përpara Bashkisë pasdreken e së mërkurës ku u përcollen mesazhe bashkimi e paqeje. Shqiperia është një shembull i mirë që ka çfarë t’i tregojë botës thanë organizatorët.

Jack Corley: “Këtu jemi mbledhur në emer të paqes. Udha e paqes është pjesë e një projekti mbarëbotëror, ku njerëzit të mund të jetojnë në harmoni dhe paqe. Megjithese kemi rraca e kultura, e kombesi të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë se ndajmë të njëjtin planet, jemi pjese e familjes njerezore te krijuar prej Zotit. Pra fati ynë është të bëhemi një familje”.

E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky projekt zhvillohet në një numër të vendeve të botës për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve.