Flash News

KRYESORE

Shkodra në flakë, banorët në rrezik

Reparti ushtarak në Bushat të Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku shpërthyen dhe disa municione.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe disa banesa kanë rrezikuar të digjen.

Qytetarët e zonës kanë denoncuar me foto pranë ish-kryeministrit Sali Berisha,  duke treguar dhe rrezikun që u kanoset.

“Bushati në flakë, digjet dhe reparti i Ushtrisë. Banorët në rrezik!

Po kështu edhe Zogajt në Shirokë janë në flake! Shikoni fotot e qytetareve dixhital”, shkruan ish-kryeminsitri Sali Berisha teksa ka publikuar dhe fotot.

 

 

Të fundit