Flash News

KRYESORE

Shkodranët në protestë për vdekjen e Florenc Beqirajt, djegin flamurin e Francës

Shkodranët në protestë për vdekjen e Florenc Beqirajt,

Pas protestës në Tiranë ditën e djeshme,  janë shkodranët ata të cilët sot kërkojnë drejtësi për vdekjen në rrethana misterioze të të riut shqiptar në Francë Florenc Beqiraj. Ata kërkuan dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola, si dhe dogjën flamurin tringjyrësh të Francës.

Ata kanë kërkuar gjetjen e autorëve të vrasjes së Florencit.

Beqiri ndërroi jetë 2 ditë më parë në një spital në Marsejë, ndërsa mjekët i hoqën tubat. Shqiptari ishte i ndaluar nga policia prej 2 javësh dhe në burgun e Marsejës, ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ambasada e Francës në Tiranë dje u shpreh se trupi i Florenc Beqirajt do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Autoritet lokale në Francë pretendojnë për një tentativë vetëvrasje, por ky variant është hedhur poshtë nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit. 

Të fundit