Flash News

KRYESORE

Shkodranët në protestë, Rama u kujton “rastësisht” projektin transformues për Shirokën

Ndërsa qytetarët dhe mbështetës së PD janë ngritur në protestës prej orës 10.00 kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, kryeministri Edi Rama ka reaguar, përmes një statusi në facebook.

Rama ka prezantuar si ‘rastësisht’ projektin sipas tij të transformimit të Shirokës, në një kohë që shkodranët po protestojnë para bibliotekës së universitetit.

“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese

Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”, shkruan Rama.

Nis protesta kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak para prefekturës së Shkodrës, zyrtarët e PD që marrin pjesë

Të fundit