Flash News

KRYESORE

Shkodrani i ankohet Ramës për zhurmën që bën 'hoxha elektronik'  

Shkodrani i ankohet Ramës për zhurmën që bën

Një qytetar shkodran ka përfituar nga postimi i sotëm i Kryeministrit Rama, një foto e kalasë së Shkodrës për t'ju ankuar për zhurmat në qytetin e tij. Paul Tedeschini ka futur te zhurmat edhe atë që ai quan 'hoxhë elektronik' që këndon me inçizim dhe altoparalante.

Komenti i plotë i Tedeschinit:

I nderti zotni kryeminister.

Si nji qytetar i vjeter i Shkodres, po Ju drejtohem per nji problem qe preokupon shume shkodrane.

Ka vite te tana qe ne Shkoder shkelet ligji qe kufizon zhurmat e ndryshme, me te cilat kalohet kufini ligjor 80 decibel. Kjo shkelje e panevojshem bahet tash sa vjet rresht nga altoparlantet shurdhues te xhamiave, gja qe kurrë nuk ka ndodhe ne Shkoder. Reagimi i vazhdueshem i qytetarve nuk asht ndigjue fare nga kryetarja e Bashkise Voltana Ademi.

Edhe nga pikpamja fetare vete zevendesimi i zanit t’ambel dhe t’bukur lutes te hoxhes nga ballkoni i minares se xhamise, i ndertuem apostafat per kete qellim, me altoparlanta dhe me aparature eletronike me korrent eletrik, asht nji banalizim i besimit fetar apo nji instrumenatelizim i fese per qellime jofetare.

Prandej Ju lutem zotni Kryeminister te merrni parasysh kete problem te thjeshte ne zgjidhje qe i preokupon shkodrante sot, e më gjerë.

Kam shprese dhe besim se Ju zotni kryeminister, se do ta gjeni menyren e zgjidhjes se ketij problemi, ashtu siç keni zgjidhe ne Tirane ne brigjet e Lanes probleme shume ma te komplikueme.

Të fundit