Flash News

KRYESORE

Shkoi në Ibiza për pushime, Ronaldo shtrohet në spital

Shkoi në Ibiza për pushime, Ronaldo shtrohet në spital

Fenomeni brazilian Ronaldo Nazario de Lima, ose siç njihet ndryshe Ronaldo , është shtruar në spital për shkak të sëmundjes së pneumonisë.

Legjenda braziliane e futbollit, i cili ka luajtur me skuadrat më të rëndësishme në Europë, si Inter, Milan, Barcelona dhe Real Madrid, thuhet se po merr një mjekim intensiv nga mjekët.

Sipas “The Sun”, në mesnatën e të premtes Ronlado ishte shtruar në një spital privat, dhe tashmë ndodhet në gjendje më të mirë.

Gjithsesi mjekët kanë refuzuar të japin më shumë informacion për arsye privatësie.

Ronaldo ka një shtëpi në Ibiza dhe çdo vit është një pushues i rregullt i ishullit.

Të fundit