Flash News

KRYESORE

Shkoi vonë në mbledhje, Dortmundi e la jashtë 11-shit ndaj Barcelonës

Shkoi vonë në mbledhje, Dortmundi e la jashtë 11-shit ndaj

Jadon Sancho duket se ka probleme te Borussia Dortmund. Ai ka qenë protagonist me verdhezinjtë gjithmonë, por duket se së fundmi sjellja e tij jashtë fushe nuk u ka pëlqyer drejtuesve.

Anglezi është shtangur kur ka marrë vesh se duhet ta niste ndeshjen nga stoli kundër Barcelonës (dje) në Champions League, sepse është mësuar të luajë titullar.

Sulmuesi, i cili më parë ka luajtur te Manchester City, raportohet se është paraqitur me vonesë në mbledhjen teknike të zhvilluara para ndeshjes. Kjo ka bërë që trajneri Favre ta ndëshkojë, sepse nuk e ka duruar faktin që djaloshi nuk e ka respektuar para një sfide me kaq vlerë.

Të fundit