Flash News

KRYESORE

Shkolla greke në Korçë e konfirmon: Një mësues me koronavirus, kemi njoftuar prindërit

Shkolla greke në Korçë e konfirmon: Një mësues me

Të martën, një lajm u përhap në media, se mësuesi i një shkolle greke në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me anë të një deklarate për mediat, shkolla “Omiros” shprehet konfirmon lajmin, se mësuesi grek i saj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Shkolla shprehet se pasi janë informuar për rastin, kanë njoftuar prindërit e nxënësve dhe autoritetet shtetërore.

“Në lidhje me rastine  arsimtarit, i cili u gjend pozitiv në testin për koronavirus, Drejtoria e Shkollës deklaron se veproi në çastin e parë me përgjegjësi të plotë dhe sipas udhëzimeve të dhëna nga institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e shkollës.

Gjithashtu, shkolla ngre dyshime se mësuesi mund të jetë infektuar pasi u mbyllën institucionet arsimore në vend. Megjithatë, nuk e garanton këtë, duke u shprehur se janë “marrë masat dhe po ndiqen procedurat e parashikuara”.

“Arsimtari ka shumë mundësi që të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave në vend, por meqësneëse nuk ka siguri të plotë për këtë Drejtoira e Shkollës informoi menjëherë të gjithë prindërit e nxënësve dhe institucionet përkatëse ashtu siç duhet. Ju sigurojmë se janë marrë masa përkatëse dhe po ndiqen rregullisht të gjitha procedurat e parashikuara. Mësues që është vendosur në karantinë është duke marrë kurën e përshtatshme, ndërsa anëtarët e familjes së tij po ashtu kanë kryer analizat e nevojshme, u gjendën negativë ndaj koronavirusit”, thuhet ndër të tjera.

Të fundit