Flash News

KRYESORE

Shkon mbi 300 numri i viktimave nga COVID-19 prej fillimit të pandemisë

Shkon mbi 300 numri i viktimave nga COVID-19 prej fillimit të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me COVID 116 persona, teksa kanë humbur jetën 5 pacientë.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71-vjeçare; një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime, teksa 150 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale 65340

Raste pozitive 9844

Raste të shëruara 5732

Raste Aktive 3811

Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2068

Durrës 472

Shkodër 288

Lezhë 195

Korçë 136

Kukës 133

Elbasan 129

Vlorë 122

Fier 121

Berat 75

Dibër 38

Gjirokastër 34

 

Të fundit