Flash News

KRYESORE

Shkon në 117 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Shkon në 117 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Ka shkuar në 117 numri i të prekurve në Greqi me koronavirus.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se pritet rezultati për 15 persona.

Po ashtu raportohet se  82 raste e kanë importuar virusin nga vendet e prekura dhe 25 të tjera janë kontaktet e tyre.

Nga 117 rastet, 37 persona janë shtruar në spital, tre prej tyre në njësi të kujdesit intensiv.

Në Greqi deri tani është shënuar një viktimë nga koronavirusi.

Mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.

Gjykatat, kinematë, sheshet e lojërave, palestrat, si dhe vendet e argëtimit dhe artit janë mbyllur për 15 ditë.

 

Të fundit