Flash News

KRYESORE

Shkon në 148 numri i viktima me korona virus në Itali

Shkon në 148 numri i viktima me korona virus në Itali

Sipas të dhënave të fundit janë 3,296 pacientë me koronavirus në Itali, me një rritje prej 590 personash më shumë se dje dhe 148 vdekje, 41 më shumë.

Të dhënat e reja u siguruan nga Komisioneri për Mbrojtjen Civile Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp.

"Deri më tani, 10.7% e totalit të atyre që kontraktuan koronavirusin janë rikuperuar, të vdekurit 3.8%," shtoi ai.

Borrelli siguroi përgjigjen e institucioneve shëndetësore për urgjencën: "Nuk ka çështje kritike në spitalet tona - tha ai - përfshirë ato në Lombardi që janë të mbingarkuar".

Burimi: La Republica

Të fundit