Flash News

KRYESORE

Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga koronavirusi në vend

Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar

22 mjekë dhe infermierë janë shëruar nga koronavirusi deri tani në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në Facebook, ajo njofton se rasti i fundit i shëruar është një infermiere.

Në total numri i të shëruarve nga Covid-19 në vend arrin në 131.

“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan Manastirliu.

Të fundit