Flash News

KRYESORE

Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti, mes tyre edhe fëmijë

Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti, mes tyre edhe

Ka shkuar në 25 numri i viktimave të konfirmuara edhe nga autoritetet si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm Shqipërinë.

Më të prekur nga goditja e fortë me magnitutë 6.4 është Durrësi dhe Kruja.

Por viktima ka patur edhe në Lezhë dhe Kurbin. Nga gërmimet intensive të zhvilluara edhe gjatë natës ka bërë që të shpëtohen deri tani 45persona, por nga ana tjetër prej rrënojave janë nxjerrë edhe të pajetë, mes tyre edhe fëmijë e të moshuar.

Tërmeti goditi Shqipërinë dje në orën 03:55 duke lënë pas edhe dëme shumë të mëdha materiale, duke shembur pallate, shtëpi e hotele.

Gjithashtu, ka shumë të lënduar në QSUT dhe spitalin rajonal në Durës, cilët janë nën kujdesin e ekipeve urgjente mjekësore. Nga tërmeti janë regjistruar 657 të lënduar.

Ndërkohë, kërkimet nga grupet e shpëtimit vijojnë pa ndërprerë për gjetjen e peronave të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Të fundit