Flash News

KRYESORE

Shkon në 3 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Shkon në 3 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Ka shkuar në tre numri i viktimave me Covid-19 në vendin tonë.

Viktima është një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili në të njëjtën kohë vuante nga një sërë sëmudjesh si  kancer në mushkëri, diabeti mellitus, fibrilacioni arterial dhe hipertension.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv. Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar.

Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë: Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë! Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social.

Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t'ia dalin! Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje”, thotë ministrja.

Ndërkohë, në 11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa në 18 mars një 66-vjeçar nga Lushnja.

Të fundit