Flash News

KRYESORE

Shkon në 35 numri i viktimave nga COVID-19, MSH: 81-vjeçarja ishte asimptomatike

Shkon në 35 numri i viktimave nga COVID-19, MSH: 81-vjeçarja ishte

Ndërron jetë ditën e sotme një person i infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 81-vjeçare me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

E moshuara, bartëse e koronavirus, ishte asimptomatike për COVID-19 dhe se ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

Kjo çon në 35 numrin e vdekurve, të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

"Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma", njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit