Flash News

KRYESORE

Shkon në 6 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 6 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri të cilat sapo janë konfirmuar. Tre prej tyre janë nga familja e dy të prekurve më herët.

Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, katër persona kanë rezultuar pozitiv, 3 prej të cilëve janë nga familja me 2 rastet e para të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.

Të fundit