Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Shkon në dy numri i viktimave nga coronavirus në Itali, në total 29 të infektuar
Shkon në dy numri i viktimave nga coronavirus në Itali. Sipas agjencisë ANSA, viktima është një grua që banonte në Lombardi.
Viktima e parë ishte 78-vjeçari Adriano Trevisan, i cili vdiq në spitalin e Padova, ku u shtrua 10 ditë më parë së bashku me një person tjetër me virus pozitiv.
Numri i pacientëve të testuar pozitivisht për Corovinarus dhe banorë midis Lombardisë dhe Veneto është rritur në 29.
Njëzet e shtatë prej tyre jetojnë në Lombardi, ndërsa dy janë rastet e konstatuara në Veneto, të cilave iu shtua i moshuari nga Vò Euganeo i cili vdiq mbrëmjen e djeshme.
Një nga të infektuarit në Veneto është një burrë 67-vjeçar nga Dolo, tani i shtruar në spital në kujdesin intensiv në Padova.
Në Lombardi, në Kremones tashmë janë mbyllur të gjitha shkollat.
Koronavirusi deri tani ka shkaktuar 2.360 viktima në të gjithë botën. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infeksionit është rritur në 77.662, ndërsa numri i pacientëve të kuruar deri më tani është 21.029.
Shënohet viktima e parë nga coronavirus në Itali, qeveria mbledhje urgjente