Flash News

KRYESORE

Shkon në katër numri i shqiptarëve të nominuar në ‘MTV EMA’, njihuni me bashkëkombësin që i bashkohet Ritës, Duas dhe Ermalit

Shkon në katër numri i shqiptarëve të nominuar në

Pas tre këngëtarëve me prejardhje shqiptare që janë nominuar sivjet në MTV EMA 2017, është edhe një këngëtar me prejardhje shqiptare që i bashkohet kësaj liste, duke sjellë sivjet numrin katër të shqiptarëve në MTV EMA 2017-të, shkruan KultPlus.

Është Shkëlzen Kastrati i njohur me emrin artistik Xen, i cili është nominuar për çmimin ‘Best Swiss Act’, në ngjarjen e madhe EMA Awards.

Xen, është shqiptari i lindur në Zvicër, i cili në vitin 2012-të, debutoi me albumin e tij ‘Ich Gäge Mich’, album ky që u radhit në numrin katër të Top Listave Zvicerane.

Rikujtojmë se sivjet në MTV EMA 2017-të, janë të nominuar katër shqiptarë: Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta dhe Xen.

Voto për Xen: MTV EMA

Jo vetëm Ermal Meta, Dua Lipa dhe Rita Ora gjithashtu kandidate në ‘MTV EMA’

Të fundit