Flash News

KRYESORE

Shkon të identifikojë kufomën e xhaxhait, ndërron jetë edhe nipi

Shkon të identifikojë kufomën e xhaxhait, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari kishte shkuar në morg për të parë kufomën e xhaxhait por ka ndërruar jetë.

Njoftimet e policisë

R.Osmani 51 vjeç banues në Elbasan, i punësuar si manaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e  pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Të fundit