Flash News

KRYESORE

Shkon me vëllanë dhe kushëririn për tu larë në lumin Shkumbin, mbytet 14-vjeçari

Shkon me vëllanë dhe kushëririn për tu larë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Librazhd, ku një 14-vjeçar i cili kishte shkuar për tu larë me vëllanë dhe kushëririn  është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë dhe sipas policisë 14-vjeçari është identifikuar si shtetasi me iniciale K. A. 14 vjeç me banim në fshatin Hotolisht.

Mësohet se vëllai dhe kushëriri janë përpjekur ta shpëtojnë, por nuk kanë mundur për shkak të ujit që kishte marrë në mushkëri.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor të cilët kryen veprimet proceduriale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri më tani rezulton që mbytja të ketë qenë aksidentale.

Të fundit