Flash News

KRYESORE

“Shkoni të PD për të gjetur punë”, deputeti demokrat denoncon shkarkimet e punonjësve nga institucionet

Deputeti demokrat Romeo Gurakuqi ka zhvilluar një aktivitet në Pukë. Gjatë takimit me qytetarët ai ma mësuar se në këtë zonë shumë punonjës janë pushuar nga puna, ndërsa drejtuesi i qeverisë vendore u ëhstë drejtuar me fjalët “shkoni te PD për të gjetur punë”.

Sipas Gurakuqit, këto nuk janë problemet e vetme, pasi në këtë bashki, sipas tij,  janë bërë tenderime te panevojshme nga dy herë.

Reagimi i Romeo Gurakuqit në Facebook:

Në Aktivin e PD dega Pukë.

Një ditë për të inspektuar dhe për të mësuar:

N/ Prefektura e Pukes perfshin bashkite Puke dhe Fushe-Arrez. Jane dy njesi te qeverisjes vendore, ne te cilat, qeveria socialiste ka eksperimentuar me sukses, ne heshtje, jashte vemendjes se opinionit publik, te medias, te ambasadave perendimore te akredituara ne Tirane, pertej interesimit te institucioneve te pavarura, vendosjen e diktatures socialiste dhe eliminimin e pluralizmit.

Kemi te bejme me nje kombinim te sundimit te familjeve qe per 50 vite sherbyen si pjese te strukturave te PPSH, me njerez te forces dhe elemente te rekrutuar nga politikat diferencuese te presionit monist te socialisteve lokale, me perkrahjen e drejtperdrejte te diktatorit te Tiranes.

Sistemi i patronazhit politik.

Qindra qytetare te hequr nga puna ne te gjitha institucionet shteterore per arsye politike. Qindra te hequr nga skema e ndihmes ekonomike. Rastet do denoncohen nje nga nje, ne MAS dhe ne institucionet e shendetesise, sherbimit social, sherbimit pyjor. Miliona euro te hedhura per “Rilindjen Urbane”, te adresuara per qellime te bizneseve private te pushtetit dhe ende te paperfunduara. Qendra e Pukes nje kantier i abandonuar ndertimi. Tenderime te panevojshme nga dy here. (Lali Eri ne Tirane nuk eshte i vetmi qe investon 19. 5 milion Euro mbi nje shesh qe funksiononte).

Na rezulton, se “Rilindja Urbane”, ne disa raste se paku, eshte perdorur si fasade propagandistike dhe njekohesisht si ndihme ndaj interesave private te klientelave.

Por mbi te gjitha, me e renda, eshte klima e terrorit socialist mbi popullsine civile te paangazhuar politikisht, ose opoziten demokrate.

A mund te jete drejtues i qeverisjes vendore te nje vendi kandidat per BE, dikush qe haptas u drejtohet qyetareve te vet demokrate: shkoni te PD per te gjetur pune?!!!!

STOP DHUNES POLITIKE SOCIALISTE ne MALESINE E PUKES.

Per vemendjen e #USEMBASSYTIRANA #EUREPRESENTATION

#OSCETIRANA

Të fundit