Flash News

KRYESORE

Shkrepjet nga ngjarjet më të veçanta të 2019-ës në gjithë botën, çelet nesër ekspozita në Muzeun Kombëtar Historik

Nesër në Tiranë ekspozita e disa prej fotove kryesore që janë shkrepur në botë gjatë vitit 2019

World Press Photo Foundation, një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me qendër në Amsterdam, Hollandë, për më shumë se 60 vite lidh botën me ngjarjet më të veçanta dhe që kanë rëndësi.

Edhe këtë vit, World Press Photo Foundation, ka nisur turneun e tij, përmes të cilit që shfaq tregimet më me vlerë përmes fotografisë nga konkursi i 62-të vjetor World Press Photo World Press Photo Exhibition 2019 do të prezantojë fotoreportazhin më të mirë vizual në Tiranë, më 6 deri në 26 shkurt 2020 dhe gjithashtu në Prishtinë, më 5 deri në 25 Mars 2020.

Qëllimi kryesor i organizatës është të mbështesë fotoreportazhin profesional në një shkallë të gjerë ndërkombëtare. Që nga themelimi i tij, World Press Photo Foundation ka synuar të stimulojë zhvillimet e fotoreportazhit, të inkurajojë transferimin e njohurive, të ndihmojë zhvillimin e standardeve më të larta profesionale në gazetarinë vizive dhe të promovojë një shkëmbim të lirë dhe të pakufizuar të informacionit.

Nesër, do të hapet ekspozita me këto foto në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë.

 

Të fundit