Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shkresa sekrete për Kodhelin në gjykatë, gazetari: A është mesazh edhe për të tjerët nëse Tahiri dënohet?!
Dje, pas seancës maratonë prej 8 orësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ish ministri i Brendshëm jo vetëm u njoh me pretencën e Prokurorisë e cila kërkon 12 vite burg, por ai ‘shigjetoi’ edhe ish kolegen Mimi Kodheli, ish ministren e Mbrojtjes se e kishte vënë në dijeni në lidhje me “çështjen e fikjes së radarëve”.
“Unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”, deklaroi dje ndër të tjera ish ministri.
Gazetari i aktualitetit Flamur Vezaj ka shkuar më tej dhe e cilëson deklaratën e ish ministrit Tahiri edhe si një mesazh për zyrtarë të tjerë të lartë nëse gjykata e dënon.
Reagimi:
Radaret, Ja qe krisma paska patur!!
Radaret jane damka e zeze qe do te rëndojnë gjithmonë mbi ish-Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli! Pas vetëmbrojtjes se Sajmir Tahirit duke e “shitur” ish-kolegen Kodheli, kjo e fundit u turr me vrap ne studio televizive (se ishte zhdukur) per tu mbrojtur!
Mes tjerash deklaratat e Tahirit i cilësoi si “gjuajtje nen brez”! “Këto gjuajtjet nen brez, “e kam njoftuar, e dinte Mimi, i kam nis shkresa” jane jashtë cdo diskutimi...-tha Kodheli mes tjerash ne Neës24 duke justifikuar veten për akuzat e fikjes se radarëve! Por ajo nuk shkoi pa dashje edhe me tej, duke tentuar te shpjegoi funksionimin e radareve, zbuloi se radarët ne kohen e saj (me apo pa leje) monitoronin hapësirën detare vetëm atëherë kur skafet ktheheshin nga Italia pasi ishin shkarkuar!!! “...Radarët e ushtrisë janë te programuar te kontrollojnë lëvizjet e mjeteve (monitorojnë) 1 milje nga bregu dhe pertej kesaj distance! Radarët e ushtrisë jane te programuar te monitorojne ata (mjetet) qe vijne nga jashte territorit Shqiptare dhe jo e kundërta”-tha Kodheli duke i thene te gjitha vetëm me këto dy fjali!! Pra radarët, sipas saj, nuk punonin për te monitoruar skafet kur niseshin me droge nga bregu, ajo ishte detyre e policisë!!! Kështu qe mu kujtua ajo shprehja e moçme “mos i pyet se kallxojne vet”!!
#Tahiri, e “shiti” nje ish-kolege! Por a thua ishte mesazh edhe ky per te vazhduar me tjeret nese Gjykata e dënon!?? Pse u kujtua tani dhe përmendi shkresat e radarëve dhe ish-ministren Kodheli?! Pse e mohonte kohe me pare ketë problem dhe tani e publikoi vet!? A kishte dijeni per ketë problemin e radareve kryeministri!? Etj etj...e disa pyetje te tjera qe perseri do mbesin pa pergjigjie, pasi Tahiri eshte i zene me “konsultimet” per masen e denimit!
#Sa per pretencen e Tahirit, akuzat e mbrojtjen e tij, i kam thene me kohe, ku mes tjer1ash, cfare mund te presesh nga nje njeri qe i mohon/pohon pjesetaret e familjes sipas interesit, keshtu qe mos prisni çudira se eshte rruge e gjate deri ne vendimin e Gjykates se Apelit!