Flash News

KRYESORE

Shkrihet Drejtoria e Ujërave, Panariti: Kërcënohemi seriozisht nga përmbytjet!

Shkrihet Drejtoria e Ujërave, Panariti: Kërcënohemi seriozisht

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për shkrirjen e Drejtorisë së Ujrave, duke u shprehur tejet i shqetësuar se rrezikohemi seriozisht nga përmbyjtet.

“Në prag të sezonit të shirave dhe rrezikut të përmbytjeve, shkrihet drejtoria e ujrave në Ministrinë e Bujqësisë. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve të ujrave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuareve, mbeten pa kokë dhe në mëshirë të fatit. Këercënohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan Panariti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që shumë zona të Shqipërisë shpeshherë përmbyten nga reshjet e dendura dhe situata bëhet tejet emergjente.

Të fundit