Flash News

KRYESORE

‘Shkrihet’ PDIU-ja, dy deputetet i bashkohen PS-së

‘Shkrihet’ PDIU-ja, dy deputetet i bashkohen PS-së

Ashtu sikundër edhe pritej, dy deputetet e Partisë Drejtësi Integrim dhe Uniteti i janë bashkuar Partisë Socialiste. Kalimi i tyre në PS-së de fakto kishte ndodhur më herët pasi qëndrimi i tyre ka qenë gjithmonë në favor të mazhroancës socialiste.

Ka qenë deputetja e Dibrës, Reme Lala, e cila e fitoi mandatin nën siglën e PDIU-së ndërsa sot ka zyrtarizuar kalimin me Partinë Socialiste. Lala tha në fjalën e mbajtur se edhe kolegia tjetër e saj, Elena Xhina, e zgjedhur në qarkun e Elbasanit po si përfaqësuese e PDIU-së, do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Tashmë, PDIU ka vetëm një deputet në grupin e saj, Dritan Bicin.

Të fundit