Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Shkrimi i BIRN, reagon këshilltari i Metës: Spekulime të mediave sorosiane
Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi ka reaguar pas investigimit të kryer nga BIRN ku rezultonte se LSI kishte paguar 300 mijë dollarë për lobim në SHBA, shifër që i është fshehur KQZ-së.
Aleksi e konsideron shkrimin e BIRN si spekulim të një medie sorosiane, ndërsa “i uron” suksese në jetë.
“E mirëkuptojmë dhimbjen e thellë dhe spekulimet e mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës dhe 12 vjet që shpifin kundër LSI-së. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në jetë”, shkruan Aleksi.
Edhe Meta e ka cilësuar më parë BIRN si media të financuar nga Soros me qëllim njollosjen e figurës së tij.