Flash News

KRYESORE

Shkrimi i ‘Reuters’: Bitcoin, e njëjta histori si ‘flluska shqiptare’ e 1996

Në ‘Reuters’ është publikuar një artikull i ekspertit të ekonomisë, Edward Hadas, ku mania për të blerë monedha virtuale, si në rastin e Bitcoin, është një paralajmërim për flluskën e ngritur, njësoj si firmat piramidale në Shqipërinë e vitit 1996.

Hadas shkruan se këto monedha nuk kanë asnjë bazë ligjore, ndërkohë që blerësit po shtohen me të njëjtën shpejtësi si shqiptarët të cilët shitën shtëpitë dhe therrën bagëtitë për të futur në firma të gjitha paratë e tyre. Ai paralajmëron se shumë shpejt do të ngrihet një industri e ekonomistëve këshilltarë për këtë çështje dhe ekspertë të marrëdhënieve me publikun për të promovuar monedhën elektronike.

Megjithatë, duke parashikuar një rënie të kësaj “përralle”, Edward Hadas thekson se dëmi që mund të shkaktojë “flluska e monedhave elektronike” nuk parashikohet të jetë katastrofik për ekonominë botërore, siç ndodhi me ekonominë e Shqipërisë kur e mbyllën firmat piramidale.

Të fundit