Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shkrimtari austriak që kundërshtoi bombardimet e NATO’s fiton Nobelin në Letërsi
Peter Handke, shkrimtari austriak, 76 vjeçar, i cili fitoi Nobelin në Letërsi për vitin 2019 njihet për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën lirinë e Kosovës.
Emri i Handke u bë akoma më tepër i njohur dhe hapi debat në gjithë Europën pas pjesëmarrjes në funeralin e Slobodan Millosheviçit në vitin 2006. Në këtë funeral ai mbajti një fjalim jo të zakontë në serbisht duke folur për veten si një person “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.
“Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin”-shkruan DW.
Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave perendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti serbe, gjatë luftës të viteve 1992-1995 në ish Jugosllavi.
Jo Kadareja. Një austriak dhe një polake marrin Nobelin e Letërsisë