Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, ka nevojë për gjak

Shkrimtari Fatos Kongoli prej disa kohësh ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Në dy muajt e fundit, Kongoli, i është nënshtruar dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës ndërkohë që tashmë ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku.

Lajmin e ka bërë të ditur botuesi Fatmir Toçi.

“Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore”, shkruan Toçi në rrjetin social Facebook.

Të fundit