Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Ivan Krastev komenton vendimin e Macron: Nga marsi ai do mbështesë procesin e zgjerimit

Shkrimtari Ivan Krastev komenton vendimin e Macron: Nga marsi ai do

Ivan Krastev është një ndër intelektualët më të njohur të Evropës sot. Libri i tij i fundit, "Drita që u shuajt" është vlerësuar e diskutuar shumë në mediat evropiane, ndërsa është përkthyer në 15 gjuhë të ndryshme. Krastev një shkencëtar i shkencave politike drejton "Qendrën për Strategjitë Liberale" në Sofje.

Ai ka folur edhe për vendimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bllokuar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Macroni ka gabuar tek çështja e zgjerimit të BE. Ai ka bllokuar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pa menduar fare se cilat mund të jenë pasojat e këtij veprimi për tërë Ballkanin Perëndimor. Ai më shumë pretendonte që Bruskelit dhe Berlinit t'i dërgojë sinjalin se integrimet evropiane nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë, si një fenomen i pavarur nga zhvillimet brenda BE. Por gjesti i tij në fund mund të ndihmojë vet vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nuk është e tepruar nëse them se, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kishin marrë një datë të caktuar për fillimin e negociatave, ato do të harroheshin për dhjetë vitet e ardhshme, pavarësisht se çfarë do të ndodhte në Ballkan. Mendoj se Franca shumë shpejt, ndoshta nga fundi i marsit, pas zgjedhjeve lokale, do të mbështesë procesin e zgjerimit. Macroni gjendet i izoluar në çështjen e zgjerimit të BE. Ndaj ai do të përpiqet që të përfitojë nga kjo gjendje, madje duke e shtyrë përpara procesin e zgjerimit. E gjitha për të dëshmuar se ai nuk është kundër zgjerimit, por kundër gabimeve në konceptin e deritanishëm të zgjerimit.”, tha Krastev për DW.

Të fundit