Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shkrimtari Stani merr në mbrojtje Bashën: Ju që i kërkoni dorëheqjen, e keni pyetur veten çfarë bëtë për PD?
Shkrimtari Lazër Stani ka marrë në mbrojtje kreun e PD-së, Lulzim Basha, të cilit po i kërkohet dorëheqja pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ish-deputeti Stani u thotë atyre që kërkojnë dorëheqjen e Bashës që fillimisht të mendojnë se çfarë kanë bërë ata për Partinë Demokratike. Ai e konsideron “Republikën e Re” si projektin më të mirë politik dhe ofertën më serioze të paraqitur në Shqipëri.
Reagimi i Lazër Stanit:
Një pyetje për ata që prej ditës së djeshme kanë venë në shënjestër Lulzim Bashën dhe kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme: a kanë votuar me 25 Qershor për Partinë Demokratike? Para se të kërkosh kryqëzimin e Bashës, mendoj se secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: çfarë bëra unë për fitoren e Partisë Demokratike? Politikanë dhe opinionistë, që iu kundërvunë PD-së gjatë gjithë fushatës elektorale, nuk mund të merrën seriozisht në mendimet, idetë, këshillat, kritikat dhe kërkesat e tyre. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht se shqiptarët nuk arritën ta përceptojnë dhe vlerësojnë sa duhet, “Republika e Re” ishte projekti më i mirë politik, oferta më serioze politike për një Shqipëri moderne dhe europiane, ekonomikisht të zhvilluar dhe më të ardhme të sigurt. Të paktën ky është opinioni im!