Flash News

KRYESORE

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, ish-këshilltarja e Ramës ruan detyrën si zv/ministre

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, ish-këshilltarja e

Ish-zv/ministrja e Integrimit, Eralda Çani ka ruajtur postin pavarësisht shkrirjes së kësaj ministrie dhe kalimit të kompetencave te Ministria e Punëve të Jashtme.

Çani ka qenë sot e pranishme në Bruksel, ku ka marrë pjesë në takimin e 8-të të Komitetit të Stabilizim- Asociimit (SA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Aty, Çani është prezantuar si zëvendësministre për Evropën dhe Politikën e Jashtme të Shqipërisë.

Eralda Çani ka qenë në vitin 2013 këshilltare e kryeministrit Edi Rama për të drejtën publike, ndërsa mars të 2016-ës mori detyrën e zv/ministres së Integrimit.

Sa i përket emrave të zv/ministrave të tjerë, ato pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Të fundit