Flash News

KRYESORE

Shkrumbohen gjatë natës sërish dy makina në Vlorë

Shkrumbohen gjatë natës sërish dy makina në Vlorë

Digjen sërish gjatë natës dy automjete në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë djegur një makinë tip BMW me targë AA 990 SE, si dhe Volkswagen me targa AA 825 LU.

Deri tani, policia nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje dhe ende nuk dihet se kujt u përkasin këto dy mjete.

Po ashtu, dy ditë më parë u dogjën sërish dy mjete të tjera në lagjen “Lef Sallata”.

Të fundit