Flash News

KRYESORE

Shkrumbohen para bashkisë Kamëz dy automjete, detajet e para të policisë  

Shkrumbohen para bashkisë Kamëz dy automjete, detajet e para të

Janë përfshirë në flakë dy automjete sot në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur disa metra larg godinës së bashkisë. Sipas të dhënave të para nga policia, fillimisht ka marrë flakë një makinë tip ‘smart’ në ecje, që dyshohet se janë shkaktuar nga një defekt në impiantin e gazit.

Në momentin kur ka ndaluar, flakët kanë përfshirë edhe një furgon të policisë bashkiake, që ishte i parkuar në anë të rrugës.

Nga flakët, ka patur vetëm dëme materiale të dy mjeteve të përfshira në flakë. Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët, ngjarje që shkaktoi kaos dhe ka bllokuar qarkullimin në këtë aks për disa minuta.

Të fundit